sex hikayeleri porno izle kartal escort

Xherdan Shaqiri, emri i parë në listën e sheikëve arabë për projektin e ri te Njukasëll

Kjo verë do të jetë e nxehtë për Xherdan Shaqirin, pasi të gjtihë presin që mesfushori shtatshkurtër të mos jetë më pjesë e Liverpulit pas këtij sezoni. Në skenë ka dalë një mundësi shumë interesante, pasi sheikët nga Arabia Saudite që po planifikojnë të blejnë Njukasëllin, e kanë bërë prioritet të merkatos së tyre.

Shaqiri u bë protagonist absolut në vitin e kaluar duke ndihmuar skuadrën e tij që të fitonte edhe Ligën e Kampioneve, ndërsa aktivizohej me rregullsi nga Klop. Por në edicionin aktual, ka luajtur shumë pak, vetëm 10 ndeshje, ndaj në janar për të u interesuan Sevilja e Roma. Në fund Liverpuli vendosi të mos e largonte, por e ardhmja e Shaqirit duket e vendosur,

Mediat angleze kanë zbuluar se Njukasëlli ka filluar bisedimet me villain e tij, që luan rolin e menxherit të futbollistit dhe po negociohet si për shifrën e transferimit, ashtu edhe për rrogën e Shaqirit. Të njëjtat burime sqarojnë se Liverpuli nuk do të kundërshtojë shitjen e tij në verë, pasi Klop duket se nuk e ka në plane për të ardhmen. /vipsport.al/