Vjen përgjigja e Premier Ligës në lidhje me shitjen e Njukasëll te princi arab

Thashethemet e merkatos kanë nisur prej javësh, por ndoshta nuk është i qartë fakti se arabët nuk janë akoma pronarë të Njukasëll, megjithëse diskutohet blerja e yjeve si Kutinjo, Kavani apo Kulibai. Mohammed bin Salman, princi i Arabisë Saudite dëshiron të blejë Njukasëllin dhe kërkesa e tij po diskutohet në Premier Ligë, ku shumë klube kanë shprehur kundërshtinë e tyre.

Pas shqyrtimit të kërkesës nga ana e drejtuesve të Premier Ligës më në fund kanë arritur në një përfundim. Princi i Arabisë Saudite mund të vazhdojë negociatat e tij me pronarët aktualë të Njukasëll për të arritur një dakordësi, që duket çdo ditë e më pranë. Operacioni i blerjes së klubit bardhezi pritet t’i kalojë 300 milionë paundët dhe më pas është rruga e hapur për të investuar në rritjen e Njukasëllit.

Ashtu, si Mançester Siti, edhe “qymyrxhinjtë” do të mundohen të ngjiten dhe të vendosen në majën e tabelës së Premier Ligës, që është edhe një prej ligave më të forta të globit. Mbi shtatë skuadra janë në garë për të zënë vend në treshen e parë dhe së shpejti klubi nga “St James Parc” do të jetë një prej ekipeve të këtij grupi. /vipsport.al/