sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vjen lajmi i mirë, ish-sulmuesi i Kukësit rezulton negativ në testin e dytë për Covid-19

Kosova ka arritur të sigurojë teste nga Ministria e Shëndetësisë për të testuar të gjithë futbollistët para se të nisë kampionati. Në testet e para të kryera Izair Emini, ish-sulmuesi i Kukësit, i cili tani aktivizohet me Dritën në Superligën e Kosovës rezultoi pozitiv dhe u detyrua të linte stërvitjen dhe të izolohej.

Ai nuk kishte shfaqur asnjë simptomë, por përgjigja e testit e ka dërguar menjëherë në karantinim të detyrueshëm. Ditën e sotme shqiptari nga Maqedonia e Veriut i është nënshtruar një tjetër analize dhe më në fund ka ardhur përgjigja që ai dhe të gjithë tifozët e skuadrës gjilanase prisnin.

Mediet nga Kosova raportojnë se Emini e ka kaluar koronavirusin dhe në testin e fundit ka rezultuar negativ. Kështu, bomberi mund të dalë nga izolimi dhe të nisë stërvitjen fillimisht individuale e më pas me gurpin për të qenë gati për rinisjen e kampionatit kosovar, për të cilin akoma nuk ka një datë zyrtare për rinisjen. /vipsport.al/