Vjen konfirmimi, stadium i ri në Fier që pritet të fillojë së shpejti, ai i Kamzës nuk prishet

Në një dalje të radhës për mediat pasditen e sotme, sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku ka thënë se stadiumi i Kamzës nuk do të prishet, madje është një infrastrukturë sportive dhe për prishjen e tij duhet që të merret edhe miratimi i FSHF-së që ka investuar disa herë në atë impiant, sidomos me tapetet…

Por, Shulku dhe edhe një tjetër lajm të mirë, stadiumin e ri që do të bëhet në qytetin e Fierit. Nuk bëhet fjalë për një rikonstruksion të “Loni Papuçiut”, ashtu siç edhe ka ndodhur, sidomos me Shkodrën dhe “Elbasan Arenën” apo dhe “Qemala Stafën” që u ndërtua në truallin e ekzistuesit.

Në Fier situata është më ndryshe. Stadiumi i ri që është një projekt i klubit Apolonia që e ka propozuar, si dhe Bashkisë së Fierit dhe FSHF-së, që normalisht do të ishte një vepër e bukur për futbollin shqiptar por edhe për skuadrat e Jugut të vendit, sidomos nëse luajnë në Europë, nuk mund të shkojnë deri në kryeqytet apo në “Elbasan Arena”, por në hyrje të Fierit për nga Tirana, afër Mbrostarit…

Nga ajo që konfirmoi sekretari i FSHF-së, ky stadium që do të jetë modern dhe do të fillojë punimet me shumë gjasa në fund të këtij vitit, ose në muajt e parë të vitit të ardhshëm…

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories