sex hikayeleri porno izle kartal escort

(VIDEO) Zv/trajneri i Vllaznisë, Osja: Rikthimi në stërvitje pozitiv, ka një opsion për shtyrjen e kampionatit

Vllaznia është rikthyer ditën e sotme në stërvitje dhe mesa duket lojtarët kuqeblu kanë gjetur akordin për të vazhduar punën e tyre, pavarësisht pakënqësive të shprehura hapur në lidhje me rrigat. Në një prononcim për mediat, zëvedëstrajneri i Vllaznisë, Safet Osja shprehet se rikthimi është një lajm pozitiv dhe se për ta është mirë që ka një diskutim për shtyrjen e kampionatin për një javë, kur parashikimi ishte që në datën tre skuadrat të zbrisnin në fushë.

Rikthimi? “Edhe për ne si trajner është një lajm pozitiv, ta fillojmë stërvitjen mbarë pavarësisht se kemi bërë dy-tre ditë përpara stërvitje, vazhdojmë sërish për vazhdimësinë e kampionatit”.

Mjaftojnë kaq ditë derisa të fillojë kampionati? “Normalisht, ka qenë një pauzë për dy muaj, por sportistët kanë bërë individuale tani të shohim edhe atë kolektive dhe të vazhdojmë kampionatin.  Ritmi do të jetë pak i avashtë, por të gjithë ekipet këtë punë kanë bërë. Është një opsion që mund të shtyhet për një javë kampionati dhe për ne është pozitive”.

Ishte e vështirë për ta bindur skuadrën në këtë situatë? “E vështirë ishte por besoj se akordi i lojtarëve me Kryetaren e Bashkisë ishte pozitiv”.

Në fund të muajit përfundojnë kontrata, ka variante që po i diskutoni dhe sa lojtarë mund t’i largohen Vllaznisë? “Normalisht, çdo sportist ka bërë kontakte me klubin e Vllaznisë  besoj se do bien dakord. Duke parë edhe që këto dy muaj janë vazhdimësi e kampionatit, besoj se do të zgjidhet”.

Mungesat në organikë, tre lojtarë maqedonas dhe Gligorov? “Shpresoj që të bashkohen me ekipin, së bashku me profesorin. Por, besoj se në fundin e muajit do të hapen kufijtë dhe ato do bashkohen”, u shpreh Osja. /VipSport.al/

Vllaznia në stërvitje: