sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Verderi i Rashicës mund Shalken dhe qëndron “gjallë”, Ajntrahti fiton supersfidën me Volsburgun

Para pak çastesh kanë përfunduar katër nga sfidat e javës së 29 të Bundesligës. Në fushë ka zbritur Milot Rashica, me Verder Bremen, që ka arritur të marrë fitoren e dytë në katër ndeshje pas ndalesës dhe të mbajë gjallë shpresat për mbijetesën. Shalke është dorëzuar ndaj supergolit të Bitenkurt, të cilin e asistoi Rashica. Një ndeshje e dobët sërish për yllin e Kosovës, me trajnerin që vendosi ta zëvendësojë në minutën e 58.

Ajntrahti ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Volsburgut me shifrat 1-2. Skuadra e Glasner e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Lukas Torro në minutat shtesë, kur i gjithë ekipi po mundohej të mbronte rezultatin.

Një fitore me mjaft vlera ka marrë edhe Herta Berlin, që fiton 2-0 në shtëpi ndaj Augsburg. Për tu shënuar në këtë ndeshje është kthimi te goli për Kristof Piotek, që shënoi të dytin dhe të sigurisë për skuadrën e tij. Polaku hyri në këtë ndeshje nga stoli. Në përballjen tjetër Hofenheim arriti të marrë një fitore minimale ndaj Mainz, duke i afruar këta të fundit me zonën e rënies. /vipsport.al/

Bundesliga, Java 29

Volsburg-Ajntraht Frankfurt 1-2
Shënues: Andre Silva 27′ (p), Kamada 85‘/ Mbabu 58′

Herta Berlin-Augsburg 2-0
Shënues: Dilrosun 23′, Piotek 90+2

Mainz-Hofenheim 0-1
Shënues: Bebu 43′

Shalke-Verder Bremen 0-1
Shënues: Bitenkurt 32′