sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Teuta fiton lehtësisht në miqësore, Kallaku realizon“perlën” e radhës

Ditën e djeshme, Teuta ka zbritur në fushë për të zhvilluar një miqësore ndaj Erzenit. Durrsakët e kanë mendjen te rifillimi i kampionatit më datë tre qershor ndaj të besuarit e trajnerit Edi Martini kërkojnë të jenë në formë optimal.

Megjithatë, “Djemtë e Detit” duket se janë në një gjendje të mirë teksa triumfuan me rezultatin 4-0. Tre prej tyre u shënuan në pjesën e parë të takimit, ndërsa shkëlqeu Rubin Hebaj me dygolëshin e tij. Sakaq, nuk mund të mungonte edhe një “perlë” e Sherif Kallakut.

Talenti shfrytëzoi një goditje dënimi për të lënë shenjën e tij, diçka që këtë sezon e ka bërë shpesh. Ndërkaq, në fraksionin e dytë të takimit, Teuta shënoi edhe golin e katërt të takimit me anë të Kapllanit. Kështu, miqësorja mbyllet me “pokerin” e durrsakëve teksa Erzeni nuk mundi t’iu bënte ballë. /VipSport.al/