VIDEO/ Sfida speciale e dy talenteve të Teutës, Kallaku dhe Vila ekzekutojnë penalltitë “marramendëse”

Klubi i Teutës është rikthyer ditën e djeshme me stërvitjen në grup, e zhvilluar me parametrat e sigurisë për të shmangur një rrezik nga koronavirusi. Durrsakët kanë objektiv të mbërrijnë në një formë optimale në datën tre qershor që është parashikuar si dita kur do të ristartojë kampionati, teksa do të vendosen përballë skuadrës së Laçit.

Ndërkohë, pasi kanë përfunduar stërvitjen e djeshme, dy nga futbollistët më të talentuar të Teutës por edhe të Superiores, Sherif Kallaku e Lorencio Vila kanë pasur një sfidë special me njëri-tjetrin. Futbollistët vendosën të ekzekutonin disa penallti, por duke i shtuar disa nivele vështirësie.

Kështu, Kallaku e Vila bënin disa rrotullime para se të godisnin e pas me pamjen që iu vinte vërdallë mundoheshin të gjenin rrugën e rrjetës. Më i saktë në këtë pikë ishte Kallaku, i cili ia doli të shënonte dy herë. /VipSport.al/

rus porno

more recommended stories