sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Lokomotivën e nderojnë golat shqiptar, Çokaj dhe Uzuni sigurojnë finalen e Kupës

Lokomotiva e Zagrebit ka arritur një sukses të madh në mbrëmjen e sotme teksa falë fitores 1-3 ndaj skuadrës së Slaven Belupos ka prekur finale e Kupës. Një pjesë të madhe të meritës së këtij kualifikimi e kishin edhe futbollistët shqiptarë, ku Enis Çokaj dhe Myrto Uzuni shënuan nga një gol.

Takimi nuk nisi në mënyrën më të mirë për Lokomotivën pasi e gjetën vetën në disavantazh prej minutës së gjashtë, disavantazh që ia dolën ta barazonin vetëm në minutën e 68 falë Çokajt. Mesfushori goditi fluturimthi duke realizuar një gol të bukur e i dhënë shpresë të tijve. Në minutën e 80, Lokomotiva shënoi golin e avantazhit, ndërsa në të 95-tën vendosën në kasafortë suksesin.

Këtë herë ai që shënoi ishte Uzuni. Sulmuesi shfrytëzoi më së miri një asist të Lirim Kastratit dhe me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë për të shënuar. Kështu, suksesi pati shije shqiptare, ndërsa tashmë mbetet për t’u fituar edhe akti i fundit që është finalja ku Lokomotiva do të presë një mes Rijekës dhe Osijekut ku aktivizohet edhe Eros Grezda. /VipSport.al/