sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Lajpcig nuk përfiton nga gafa e portierit, skuadra e Nagelsman vazhdon të zhgënjejë

Ëndrra e RB Lajpcig për të luftuar në këtë sezon për titullin kampion në Bundesligë duket se është shuar përfundimisht. Edhe pse ekipi i Julian Nagelsman dukej mes favoritëve kryesorë për të ndalur hegjemoninë disavjeçare të Bajern Mynih, duke qenë kryesuese për shumë javë në kampioant, në 10 ndeshjet e fundit ka lënë shumë për të dëshiruar duke regjistruar vetëm 3 fitore.

Sot, Lajpcig u ndal përsëri në shtëpi, këtë herë nga Herta Berlin, me rezultatin 2-2. Ndeshja mund t’i dhuronte vendin e dytë në rast fitoreje, pas ndalesës së Borusia Dortmund përballë Bajern Mynih. Por Lajpcigu, eedhe pse përmbysi golin e shpejtë të Grujiç me anë të Klosterman dhe Shik, nuk ia doli që të mbronte rezultatin deri në fund të sfidës. Një penallti e shkaktuar 10 minuta para fundit i dha mundësinë Piotek që të gjuante nga pika e bardhë dhe të barazonte shifrat për miqtë, duke i dhënë njëkohësisht fund heshtjes para portës.

Kështu, Lajpcig mbetet në vendin e tretë me 9 pikë diferencë nga Bajerni kryesues dhe tashmë askush nuk beson se do të jetë në gjendje që të kërcënojë bavarezët të cilët ecin të qetë në rrugën drejt titullit të radhës. /vipsport.al/