VIDEO/ Ju kishte marrë malli për filma vizatimorë? Shijoni karrierën e Mesit në një të tillë

Leo Mesi është një nga më të mirët e historisë, por për të mbërritur këtu padyshim ka kaluar vështirësi të mëdha. Që nga sëmundja në kocka, që nuk e lejonte të rritej, deri te vështirësitë ekonomike për ta shëruar atë. Gjithçka ishte një mal i madh për tu kaluar, derisa u shfaq Barcelona.

Klubi katalanas e mbështeti financiarisht e futi në “La Masia”, i dha besim dhe Leo ia shpërbleu disafish. La pas gjithë problemet shëndetësore dhe u shndërrua në një futbollist të paarritshëm. Ajo e tij është një nga ato historitë e veçanta, që ja vlen t’i bësh edhe film.

Megjithatë, sponsori i Barçës, “Gatorade” zgjedh që me historinë e Leos të ndërtojë një film të shkurtër vizatimor, në të cilën ka nuanca jashtë realitetit, që në fund të fundit nuk mund të themi se janë të ekzagjeruara, pasi Leon kemi më shumë se një dekadë që e krahasojmë me alienët. /vipsport.al/