sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Herta fiton derbin ndaj Union, nuk i nevojitet as ndihma e Piotek

Java e 27 e Bundesligës ka nisur me një ndeshje shumë të rëndësishme që normalisht do kishte qenë një nga duelet e rrezikshmërisë të lartë, derbin e Berlinit ku nuk kanë munguar kurrë përplasjet mes tifozëve. Kurrë, derisa në skenë doli koronavirusi i cili detyroi zhvillimin e ndeshjes pa mbështetës në stadium e mbi të gjitha pa lejuar grumbullimet e tifozëve, duke e kthyer këtë sfidë në një shumë ndryshe nga ato të së kaluarës.

Ndryshe ishte edhe rezultati, pasi Herta fitoi bindshëm 4-0 ndaj Union, duke dominuar sidomos në pjesën e dytë të  duelit dhe ku nuk iu nevojit as blerja rekord e saj, Krzistof Piotek i cili e nisi takimin nga stoli i rezervave.

Ibisheviç, Lukebakio, Kunja dhe Bojata ishin autorët e golave, të gjithë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke vendosur diktatin në derbin mes dy skuadrave dhe duke bërë që Herta të hedhë hap të sigurt larg zonës së rrezikut të tabelës e të fillojë të shohë drejt asaj të Europës. /vipsport.al/