sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Gladbah shkatërron Unionin, Turam gjunjëzohet në kujtim të viktimës së policisë në SHBA

Ndeshjet e sotme në Bundesligë kanë parë Borusia Mynshenglabah të shënojë fitoren e radhës për t’u kthyer në vendin e tretë në renditje. Suksesi 4-1 ndaj Union Berlin la pak vend për diskutime mbi epërsinë e kësaj skuadre që kërkon me çdo kusht të renditet në zonën e Ligës së Kampioneve dhe të marrë pjesë në atë turne në sezonin e ardhshëm.

Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Markus Turam, djali i legjendës franceze Lilien Turam. Pas golit të Nojhaus që hapi ndeshjen, ai shënoi dy here për skuadën e tij, ndërsa më pas ishte Plea që shënoi të katërtin në fund të sfidës, kurse Anderson shënoi golin e vetëm për miqtë.

Turam, i cili ndryshe nga babai i tij që mori famë si mbrojtës, është një sulmues dhe mban numrin 10 në fanellë, mendoi edhe të bënte një gjest solidariteti pasi shënoi golin e parë. Pas festimit me shokët ai u gjunjëzua në fushë, në shenjë solidariteti me lëvizjen kundër racizmit dhe dhunës policore që ka shpërthyer në SHBA pas vrasjes së Xhorxh Fllojd. /vipsport.al/