VIDEO/ Gjest për t’u vlerësuar nga ana e futbollistes së re, pagën e FSHF 15-vjeçarja e dhuron për familjet në nevojë

Në këto kohë të vështira që po kalon vendi jonë nga koronavirusi, çdo lloj ndihme është e mirëpritur dhe e vlerësuar, aq më tepër kur ajo vjen nëpërmjet një futbollistë të re, vetëm 15-vjeçare.

Bëhet fjalë për Delma Muçën, lojtare e kombëtares dhe Teutës U-17. Pagën prej 30.000 mijë lekësh të rinj të akorduar nga FSHF, ajo ka vendosur ta dhurojë për familjet në nevojë.

Në fjalën e saj, ajo shprehet se këtë nismë e ka marrë falë familjes së saj, FSHF dhe presidentit Duka, ndërsa i fton të gjithë të ndihmojnë në këtë situatë. Kështu, vërtet për t’u marrë shembull veprimi i futbollistes së re, Delma Muça.

“Përshëndetje, unë jam Delma Muça, një vajzë 15-vjecare nga qyteza e Vorës, jam futbolliste e Teutës dhe kombëtares së U-17. Në këto kohë të vështira që po kalojmë nga pandemia, Federata Shqiptare e Futbollit na dha një pagesë prej 30 mijë lekësh të reja dhe unë vendosa që këtë bonus ta dhuroj për familjet në nevojë. Këtë nismë sigurisht e mora falë mbështetjes së FSHF dhe Presidentit të saj Armand Duka dhe gjithashtu familjes sime që më përkrahu në këtë nismë. I ftoj të gjithë, që të bëjnë bamirësi, pasi jemi edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, secili prej nesh, sipas mundësive mund të bëjë dikë të lumtur.”