VIDEO / Brenda shtëpisë së re të Partizanit, presidenti Demi tregon detajet

Në një vit të vështirë si ai 2020, Partizani ka një arsye pse të gëzohet. Klubi i kuq bëhet me shtëpi të re, pasi po merr gjithnjë e më shumë formë kompleksi i ri që po ndërtohet në periferi të qytetit. Një kompleks stërvitor por edhe një stadium i ri, i tëri i të kuqve të cilët do të kenë kështu më në fund përsëri shtëpinë e tyre dhe shpresojnë që nëpërmjet saj do të kenë mundësinë që të sigurojnë edhe më shumë të ardhura.

Gjithçka mbi këtë shtëpi të re të të kuqve do ta zbulojë vetë presidenti Gazment Demi, i cili në një speciale që transmetohet nesër nga RTSH do të tregojë të gjithë punën që është bërë, atë që pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër dhe kur do të jetë data e mbylljes së ndërtimit të këtij kompleksi unik në vendin tone.

Gjithçka është bërë me sponsorizimin e vetë presidentit të të kuqve dhe FSHF nuk ka bërë as investimin mëminimal për shtëpinë e kampionëve në fuqi. “Këtu ka zero ndihmë, për momentin, nuk e dimë se çfarë do të bëhet në të ardhmen”, shpjegon Demi në këtë intervistë të tijën rreth një prej investimeve më interesante që është bërë në futbollin shqiptar në vitet e fundit. /vipsport.al/