sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Bajern nuk ka “frena”, shkatërron Dyseldorfin me “manita”

Bajerni i Mynihut duket se edhe këtë sezon me mjaft oshilacione ka arritur ta menaxhojë dhe të gjejë rrugën drejt titullit kampion. Pas fitores së mesjavës kundër Borusia Dortmund, bavarezët kanë arritur një fitore spektakolare me shifrat 6-1 ndaj Fortuna Dyseldorf.

Kampionëve në fuqi u është dashur vetëm çerek ore lojë për të gjetur golin e parë të ndeshjes. Është Benxhamin Pavard, i cili i ndodhur në zonën kundërshtare pas një goditje këndi për Bajernin, shfrytëzon vendosjen e gabuar të kundërshtarëve dhe bën rolin e një qendërsulmuesi, duke dërguar topin në rrjetë me ndihmën e devijimit të Zanka, pas pasimit të Gnabrit nga e djathta.

Ndërkohë, pas 14 minutash nga goli i parë mbrojtësi ka shfytëzuar “trullosjen” e kundërshtarit dhe ka gjetur të dytin, për të plotësuar dopietën e tij në këtë përballje. Francezi “stafetën” e spektaktlit ia jep të zakonshmit Robert Levandovski. Polaku vulosi shifrat 3-0 në pjesën e parë, ndërsa kishte rezervuar edhe një perle në të dytën.

Në minutën e 50 ai merr një pasim nga Gnabri dhe arrin të dërgojë sferën në rrjetë me finte dhe realizuar golin e 43-të këtë sezon dhe vendosur veten e tij në kandidatët e fituesit të Topit të Artë, në rast se ky çmim do të akordohet. Pas vetëm 2 minutash nga perla e Levandovskit është supertalenti Dejvis që plotëson “manitan”. /vipsport.al/

Bundesliga, Java e 29-të

Bajern Mynih-Fortuna Dyseldorf 5-0
Shënues: Zanka 15’(ag), Pavard 29’, Levandovski 43’ 50’, Dejvis 52’