sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vidal për fjalët e Kielinit ndaj tij: Nuk më duket e drejtë të tregojë gjëra private, por tha që jam kampion

Autobiografia e Xhorxho Kielinit ka shkaktuar shumë polemika duke qenë se mbrojtësi i Juventusit ka përmendur disa futbollistë. Mes tyre ka qenë edhe emri i Arturo Vidal, për të cilin shprehej se e tepronte me pijen alkoolike sa herë i jepej mundësia për të dalë.

Mbi këtë temë ka reaguar edhe vetë kiliani, i cili shprehet se nuk i duket e drejtë që të flitet për gjëra private, megjithatë shpjegon se Kielini e ka quajtur edhe kampion, ndërsa tregon se e ka telefonuar për ta sqaruar.

“Njerëzit janë përqëndruar në gjërat e këqija që ka thënë Kielini. Nuk më duket e drejtë të flasësh për diçka private, por gjithashtu ka thënë edhe që jam një kampion. Më ka telefonuar dhe më ka shpjeguar situatën.

Por, ajo që thotë Kielini nuk është diçka që unë nuk mund ta bëja, kisha leje për të dalë. Jam një qënie njerëzore si të gjithë dhe kur kam gabuar e kam paguar dhe jam ringritur”, u shpreh Vidal. /VipSport.al/