sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vicente u ankua për rrogat, Kapllanaj kërcënon të tjerët te Bylisi: E kemi ndëshkuar rëndë!

Presidenti I klubit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, nuk e ka kapërdirë deklaratën e bërë nga mbrojtësi Vicente, I cili në nëj intervistë në Brazil tha se ballshiotët nuk e kishsin paguar dhe se nuk e kishin lejuar të kthehej në vendlindje për varrimin e të ëmës. Drejtuesi I ballshiotëve ka bërë të ditur se ka ndëshkuar lojtarin dhe këtë duhej ta kishsin oarasysh të tjerët që mendonin të vepronin si ai, nëj paralajmërim mëse I qartë.

“Askujt nuk mund t’ia mbyllim gojën. Lojtari thotë se ka katër muaj pa u paguar, ndërkohë që nuk janë bërë ende katër muaj. Ka marrë muajin e parë (shkurt) dhe dy muajt e dhënë nga federata. Muaji tjetër ende nuk ka kaluar. Ky futbollist nuk asnjë muaj pa marrë pagë. Edhe muajin shkurt e ka marrë paradhënie. E kemi paguar 1 mijë e pak euro neto, pasi bruto e ka 1,3”, shpjegoi drejtuesi në “SuperSport”.

“Ka marrë një masë shumë të rëndë ndëshkimore për atë që ka bërë dhe kjo do të ndodhë për këdo që del kundër klubit dhe thyen rregulloren. Po të kishte ndonjë ankesë, ka organe ku mund të ankohej”, vijoi ai duke kërcënuar hapur lojtarët që të mos bëjnë më ankesa publike pasi i priste i njëjti fat si ai i mbrojtësit. /vipsport.al/