Vështirësohet situata në Spanjë, tre lojtarë të Betis rezultojnë pozitiv për Covid-19

Spanja dhe Italia ishin dy nga vendet më të prekur nga pandemia, ndërsa tani ka nisur të ringrihen dhe të mendojnë normalitetin. Skuadrat e futbollit spanjoll kanë nisur prej ditësh testimet në masë, teksa disa prej tyre kanë nisur stërvitjen. Ende e paqartë është se ç’do ndodhë në klubin e Betisit për shkak të një situate të paparashikuar.

Nga testet të kryera para se të niste stërvitja e parë, “El Larguero” zbulon se në skuadrën andaluze janë zbuluar tre raste pozitive të lojtarëve, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur. Ky nuk është rasti i parë që konstatohen futbollistë me koronavirus në futbollin spanjoll gjatë këtyre ditëve. Renan Lodi i Atletikos, Aleks Remiro i Bilbaos dhe Iangel Herrera i Granadës janë rastet e zbuluar më parë.

Mbetet të shihet sesi do të procedohet me këto skuadra, që kanë të prekur, ndërsa ditë më parë është njoftuar se mund të nisin stërvitjen me grupe të veçuara. Burime jozyratre zbulojnë se La Liga është planifikuar në nisë më 20 qershor, me ndeshjet, që do luhen të mërkurave, të enjteve dhe fundjavave. /vipsport.al/