sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vendimi i çuditshëm i klubit të Kategorisë së Parë, njofton largimin e trajnerit pa rinisur kampionati

Pak minuta para mesnatës së mbrëmshme klubi i Egnatias ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e Artan Bano. Skuadra rrogozhinase prej ditësh ka nisur përgatitjet për rinisjen e Kategorisë së Parë me Banon në krye, që nuk kishte shfaqur asnjë pakënaqësi apo mosmarrëveshje.

Gjithsesi, klubi dhe trajneri kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, që është njoftuar përmes një postimi në profilin në rrjetet sociale të klubit, që falenderon trajnerin për punën e bërë.

“Egnatia dhe trajneri Artan Bano kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. FK Egnatia i uron suksese trajnerit Artan Bano në të ardhmen duke e falenderuar për punën e palodhshme të bërë deri më tani”, shkruan klubi i Egnatias.

Bano ishte vendosur në krye të skuadrës në tetorin e vitit të shkuar, pas largimit të Ndriçim Kashamit. Egnatia renditet në vendin e gjashtë në Grupin A të Kategorisë së Parë, e parrezikuar për të rënë në dy vendet që të çojnë një kategori më poshtë. Tani do i duhet të vazhdojë me një tjetër trajner, një vendim që mbetet i dyshimtë nëse do të jetë pozitiv për ekipin. /vipsport.al/