sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vazhdon ping-pongu me futbollin në Shkodër, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Ademit: Ndryshoni buxhetin

Nuk ka fund ping-pongu me ekipin e Vllaznisë, që si prej shumë vitesh e sheh veten në mes të një lufte që duket se ka të bëjë shumë pak me futbollin e më tepër me politikën. Pasi kryetarja e Bashkisë të Shkodrës, njëkohësisht presidente e Vllaznisë, Voltana Ademi Ii ka kërkuar Këshillit Bashkiak të zhbllokojë fondet për klubin, i ka ardhur menjëherë përgjigja.

Këshilli Bashkiak i është përgjigjur me një shkresë ku i ka kujtuar znj. Ademi se jo vetëm që kishte trajtuar këtë çështje, por kishte nisur që më datë 13 maj rezervat që kishte ndaj projekt-buxhetit që ishte çuar për miratim e për të cilin ishte në dijeni ajo dhe administratori Suad Lici.

Në këtë shkresë kërkohej modifikimi i pasqyrave financiare për vitet 2018 dhe 2019, siç kërkohej nga legjislacioni përkatës, krijimi i këshillit mbikëqyrës të klubit që nuk funksiononte prej dy vitesh, që kur ishte shpërbërë i vjetri. Mbi të gjitha, kërkohej që të rishikohej buxheti me zërat e tij duke reflektuar ndryshimet e periudhën pa aktivitete si pasojë e pandemisë në mënyrë që të mos kishte shpërdorim fondesh që dilnin nga taksat e shkodranëve.

Këshilli Bashkiak bënte të ditur se priste përgjigje brenda muajit maj për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, i shqetësuar po aq për gjendjen në të cilën është klubi i Vllaznisë. E ndërsa dy palët vazhdojnë të shprehin shqetësim me shkresa, ai që vuan është klubi i futbollit ku vazhdon bojkoti i lojtarëve, të bindur më shumë se kurrë për të mos zbritur në fushë nëse nuk do të paguhen sipas kontratave /vipsport.al/