sex hikayeleri porno izle kartal escort

UEFA cakton datat, vajzat kuqezi mësojnë kalendarin e ri të ndeshjeve

Nëse Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja nuk ia doli që të zbriste në fushën e lojës këtë vit për ndeshjet e saj, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për atë të femrave. Ekipi i drejtuar përsëri nga Armir Grima, luajti një nga ndeshjet kualifikuese të Europianit më 11 mars, pak ditë para se gjithçka të bllokohej në Europë, duke fituar 2-0 në Qipro përballë vendasve.

Por ashtu si të gjitha aktivitetet e tjera, edhe vazhdimi i kualifikuesve të Europianit u anullua për shkak të pandemisë dhe UEFA është detyruar që të rishikojë dhe të riprogramojë sfidat e mbetura të ekipeve. Kështu, nëse për meshkujt nuk ka ende vendime zyrtare për shumë sfida pasi nuk dihet ende nëse do të vazhdohet me Ligën e Kombeve apo ndeshjet e marsit që u anulluan, përfshirë edhe play-off për Euro 2020 (tanimë Euro 2021), për femrat është caktuar kalendari i ndeshjeve të mbetura.

Vajzat kuqezi kanë edhe 3 ndeshje për të luajtur në grupin e tyre dhe e para do të jetë në Skoci më 23 tetor. Më 27 nëntor, në Shqipëri do të luhet ndeshja e dytë ndaj Qipros, kundërshtar që synojmë të kalojmë në këto kualifikuese, ndërsa eliminatoret mbyllen me 1 dhjetor në transfertën ndaj Portugalisë, gjithmonë nëse situata me pandeminë nuk do të sjellë ndryshime të tjera. Pas 5 ndeshjeve të para të luajtura, Shqipëria ka 3 pikë dhe një golavarazh 3-17. /vipsport.al/