sex hikayeleri porno izle kartal escort

U fol për shtyrje të rinisjes, presidenti Duka vë pikat mbi “i”

Federata Shqiptare e Futbollit prej javësh ka hartuar një projekt kalendar, ku planifikon nisjen më datë 3 qershor të Kategorisë Superiore. Megjithëse, Federata është shprehur e bindur për rinisjen në datat e caktuara nga ajo, ky plan nuk ka marrë përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë, që në fakt ka në dorë fatet e futbollit në vendin tonë në këtë periudhë pandemie.

Mungesa e një përgjigje nga ana e Ministrisë çoi zyrtare të lartë edhe brenda FSHF-së të mendojnë shtyrjen për edhe një javë të rinisjes, duke e dërguar më datë 10 qershor. Këto hamendësime dhe kjo situatë e mjegullt ka zgjuar reagimin e Armand Dukës, presidentit të Federatës së Futbollit. Ky i fundit është kontaktuar nga “Abc News”, ku është pyetur rreth një shtyrje të mundshme të aluduar nga persona pranë organit, që ai drejton.

Ky televizion bën me dije se Duka ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe të prerë. Mësohet se ai është shprehur se data 3 qershor do të jetë dita kur futbolli shqiptar do të rinisë dhe e mohon mundësinë e një shtyrje të mundshme një javë më pas. Ditë më parë organi qeverisës i futbollit, përveç datave, ka bërë të ditura edhe oraret e pesë ndeshjeve të para pas ndalesës. /vipsport.al/