U dëmtua se ra nga muri! Mediat serbe nxjerrin bllof sulmuesin e Real Madrid

Luka Joviç vazhdon të mbetet një temë diskutimi te Real Madrid, ku nuk ka dhënë atë që pritej në fushën e lojës dhe ka qenë më shumë protagonist jashtë saj. Pasi rrezikoi burgun se theu karantinën në Serbi për të takuar të dashurën, sulmuesi u kthye në Madrid por më pas raportoi se ishte i dëmtuar në stërvitje.

Por nga Serbia vjen konfirmimi se ai ka mashtruar rreth këtij fakti, pasi dëmtimi nuk ka ardhur nga stërvitjet por se ka rënë nga muri. E përditshmja serbe “Kurir” ka mësuar nga famljarë të lojtarit se dëmtimi që do ta lërë të paktën një muaj tjetër larg fushës, ka ndodhur para 4 majit, datë kur u kthye në Spanjë.

Një familjar i tij ka shpjeguar gjithçka. “Ishte me të vërtetë i plagosur. Ra nga nëj mur, nuk di si ta shpjegoj dhe sinqerisht nuk e kuptoj se si ndodhi. Praktikisht, gjithçka ndodhi aksidentalisht”, shpjegoi ai. Ndërkohë, një ditë më parë edhe babai i tij, Milan Joviç, kishte konfirmuar se i biri ishte dëmtuar në Beograd. “Është i stresuar dhe ka frikë, është situatë e tmerrshme, nuk e prisnim të ndodhte kjo gjë. Po përgatitej në shtëpinë e tij në Beograd sipas programit me klubin dhe gjatë një ushtrimi ndjeu shumë dhimbje. Kush mund ta dinte se ishte dëmtim kaq i rëndë?”, ishin fjalët e babait të futbollistit të cilat tashmë janë përgënjeshtruar nga famljarët e tij. /vipsport.al/