Tre sfidantë nga sporte të ndryshme dhe 1 milionë dollar, kërkohet rikthimi në ring i Tajson

Majk Tajson është një legjendë e boksit dhe ndeshjet e tij në ring mbahen mend edhe sot e kësaj dite. Por, tashmë janë mbushur vite prej momentit kur Tajson është tërhequr nga sporti, ndërsa është në moshën 53-vjeçare.

Megjithatë, kjo nuk ka penguar që të mendohet një rikthim i tij në ring duke parë që së fundmi ish-boksieri ka përmirësuar ndjeshëm edhe fizikun e tij. Ideja është e një eventi për t’u zhvilluar në Australi, ndërsa është zbuluar se janë vetëofruar për t’u ndeshur me Tajson tre sportistë që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në botën e sportit por që janë marrë më herët me këtë displinë.

Më konkretisht bëhet fjalë për sportistë regbie apo të futbollit australian. Kështu, pritet që në ditët në vazhdim të ketë më shumë të reja, ndërsa organizatorët janë të bindur se nëse eventi zhvillohet, atëherë do të kishte një shitje të madhe të biletave dhe i ofrojnë Tajson plot 1 milion dollar. /VipSport.al/