sex hikayeleri porno izle kartal escort

Trashi mes mbrojtësve të majtë më në formë të Europës, renditet krah yjeve të Portos e Beshiktashit

Lorenc Trashi është ndër vite një nga lojtarët më të mirë të Kategorisë Superiore dhe çuditërisht nuk ka siguruar një kalim në një tjetër ligë, ku do të arrinte të luante në nivele më të larta. Është i vetmi lojtar i Superiores, duke përjashtuar portierët, që është thirrur nga Edi Reja në kombëtare e madje ka arritur edhe të gjejë rrugën e rrjetës (Kualifikuesest e Europianit 2021, Moldavi-Shqipëri 0-4).

Ky sezon për Partizanin nuk ngjan aspak me atë të kaluarin, kur u shpallën edhe kampion, por mund të themi me plot gojën se Lorenc Trashi është i njëjti. Mbrojtësi ka arritur të bëjë ndeshje shumë të mira dhe të jetë një nga pikat më të forta të një skuadre, që shkëlqimi po i bie dalëngadalë nga ikja e disa lojtarëve kryesorë.

Mbrojtësi i majtë këtë sezon ka arritur të shërbejë plot 9 asiste. Me këtë rekord ai e vendos veten në mesin e mbrojtësve të majtë më në formë në Europë. I majti difensiv me më shumë asiste është Barisiç i Reinxhers, me 14 të tillë. Pas tij është një turk, Çaner Erkin i beshiktashit me 11 pasime goli dhe pas tij me 9 asiste vijnë Trashi, Tejes i Portos dhe Sekeira i Bragës.

Statistika shumë të mira nga ana e mbrojtësit, i cili mund t’i përmirësojë akoma më shumë në rinisjen e kampionatit në fillim të muajit të ardhshëm. 28-vjeçari është rikuperuar plotësisht nga ai dëmtim i pësuar para se të ndalej gjithçka prej pandemisë dhe është gati të ndihmojë të kuqtë të arrijnë në vendet, që të kualifikojnë në Europa League, kompeticion aq i nevojshëm për financat e klubeve shqiptare. /D.Lala-vipsport.al/