sex hikayeleri porno izle kartal escort

Transferimi më i fundit i Juventusit: Më vjen keq për Ibrën, prej tij u dashurova me futbollin

Dejan Kulusevski do të bashkohet me Juventusin sapo të mbyllet sezoni aktual, teksa klubi dhe trajneri Mauricio Sarri besojnë te talenti i suedezit. Aq sa për të në merkaton dimërore, “Zonja e Vjetër” derdhi në arkat e Parmës plot 40 milionë euro.

Së fundmi, Kulusevski është shprehur se i vjen keq për dëmtimin e Zllatan Ibrahimoviç dhe se ka qenë pikërisht sulmuesi i Milanit që e ka bërë të dashurohet me futbollin prej moshës gjashtëvjeçare.

“Më vjen keq që Ibrahimoviç është dëmtuar, shpresoj që të luaj kundër tij. Nuk e ka njohur asnjëherë nga afër, edhe pse në moshën gjashtëvjeçare jam dashuruar me futbollin për meritën e tij.  Ai është një kampion në gjithçka, e ka ndryshuar Suedinë. Aspiracioni im është të bëhem i rëndësishëm për vendin tim”, u shpreh Kulusevski. /Vipsport.al/