sex hikayeleri porno izle kartal escort

Trajneri i Leisterit konfirmon: Kalova koronavirusin, pozitiv para se të ndalej kampionati

Brendan Roxhers, trajneri i Leisterit, ka konfirmuar se edhe ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus në muajin prill, duke u bërë trajneri i dytë në Premier Ligë që u infektua pas Mikael Arteta të Arsenalit. Trajneri i “dhelprave” ka zbuluar sot se kishte filluar të ndjente shqetësime dy javë pas ndeshjes së fundit, para se të ndalohej tuneu, me simptomat kryesore mungesën e frymëmarrjes si dhe humbjen e shqisave të shijes e nuhatjes.

Ai, bashkë me gruan e tij Sharlot, e cila kishte qenë gjithashtu pozitive, kaluan infeksionin e rrezikshëm por vazhdojnë e testohen rregullisht si pjesë e programit për rifilimin e Premier Ligës. Roxhers është kthyer në stërvitje rregullisht me skuadrën e tij në pritje të zbritjes në fushë për ndeshjet zyrtare që do të mbyllin këtë sezon.

“Gjëja më e çuditshme ishin nuhatja dhe shija. Ti po ha darkë dhe nuk mund të nuhasje apo të shijoje gjërat. Kjo ishte gjëja më e madhe. Pastaj humbje forcat. Më vështirësi mund të ecje për 10 jardë para teje pa u sforcuar. Mua m’u duk e ngjashme me periudhën kur u ngjita në malin Kilimanxharo në vitin 2011. Kur arrijë në një lartësi të caktuar, ti ecën por vuan shumë me frymëmarrjen.

Ishte një sëmundje që të shtrinte, por fatmirësiht nuk isha aq rëndë sa shumë njerëz që e kanë kaluar këtë infeksion. Dhimbja e kokës ishte diçka tjetër. Ajo dhimbje që kisha, ishte e izoluar vetëm në një pjesë të kokës dhe u bë arsye pse kryem testin. Gruaja filloi të ndjente efektet rreth një javë pas meje. Atëherë e dinim që mund ta kishim. Ishim me fat që mundëm të bënim testet, 21 ditë pasi unë fillova të ndjehesha keq. Kur zhvilluam testet, ai zbuloi se kishim krijuar antikorpe”, tha Roxhers i cili konfirmoi se tashmë ishte rikuperuar plotësisht nga virusi. /vipsport.al/