sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Trajneri i Korabit, Dalipi: Bashkia na ka siguruar të ardhura financiare, fillojmë me stërvitje të lehta

Klubet shqiptare po i rikthehen stërvitjeve me shpresën se në fillimin e qershorit kampionati do të mund të ristartojnë kampionatin. Në fushë ka zbritur edhe ekipi i Korabit që drejtohet nga trajneri Klevis Dalipi.

Ky i fundit në një intervistë për “Syri Tv”, shprehet se tashmë të gjitha skuadrat kanë problem fizike ndërsa janë munduar të tregohen të kujdesshëm në stërvitje duke filluar me ushtrime të lehta dhe më pas me kalimin e kohës do të ketë rritje graduale të intensitetit.Ndërkaq, Dalipi thekson se bashkia iu ka siguruar të ardhurave pasi janë 100% të bashkisë.

Stërvitja- “Në kohën që flasim, të gjitha skuadrat kanë problem përgatitjen fizike. Ajo që na shqetëson si teknikë, është se lojtarët vijnë nga një periudhë e gjatë ndërprerjeje. Dihet që nuk është njëlloj stërvitja si në fushë, apo në kushte shtëpie.

Kujdesi më i madh i yni është të kemi sa më pak probleme me dëmtimet. Jemi munduar që me programet që u japim lojtarëve, të jemi të kujdesshëm, pasi ata vijnë nga ndërprerja. Pauza e gjatë krijon probleme muskulare te lojtarët, dhe për këtë arsye jemi munduar të jemi të kujdesshëm, duke e filluar me stërvitje të lehtë dhe gradualisht të vijë në rritje. Koha e gjatë e pauzës i ka penalizuar skuadrat”.

Kriza financiare- “Kjo periudhë ka qenë problematike, ku Federata iu është përgjigjur klubeve që janë private. Ne jemi 100% të bashkisë dhe deri në këto momente kemi qenë në rregull dhe nuk besoj se do të kemi probleme. Bashkia na ka siguruar të ardhura financiare të sigurta”, u shpreh Dalipi. /VipSport.al/