Trajneri i Barcelonës: Realizova ëndrrën për të stërvitur Mesin, kam edhe një tjetër

Barcelona i ka dhënë një shans të artë këtë sezon trajnerit Kike Setien, i cili përfitoi nga shkarkimi i Ernesto Valverdes për të marrë “timonin”e katalanasve. Setien, i cili më parë kishte trajnuar Betisin, tashmë stërvit yjet blaugranë ndërsa aktualisht është në vendin e parë të kampionatit dhe pjesë e Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, trajneri Setien është shprehur se ka plotësuar një ëndërr duke trajnuar një lojtar si Mesi, por do i pëlqente të trajnonte edhe Nejmar duke i dhënë një sinjal klubit për merkaton.

“Do të më pëlqente që një ditë të trajnoja edhe Nejmar. Po flasim për një futbollist të jashtëzakonshëm. Tashmë, kam realizuar një ëndërr që është ajo e të stërviturit të Mesit, kështu pas tij dua të trajnoj edhe Nejmar”, u shpreh Setien. /VipSport.al/