sex hikayeleri porno izle kartal escort

Trajner dhe lojtarë në karantinë, Superiorja nis me “firo”

Të mërkurën Superiorja do të zbresë në fushë, por duket se do të ketë mungesa trajnerësh e lojtarësh. Ata duhet që të respektojnë afatin dyjavor të vetkarantinimit në kushtet e shtëpisë duke qenë se vijinë nga “matanë kufirit”…

Kështu bëhet fjalë për dy trajnerët e Superiores, Mirsad Jonuizin e Vllaznisë dhe Marselo Troisin e Flamurtarit që kanë qenë pranë familjeve të tyre në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi. Ndonëse janë në vetkarantinim, ata kanë ardhur me vonesë dhe të mërkurën mund të mos jenë në stol, sepse nuk mbushen dy javë.

Por ka edhe lojtarë, si Avdyli e Hrjliç, apo Vesel Limaj që nësë rikthehet e humbet ndeshjen e parë me Luftëtarin, apo mund të mos jetë edhepër më shumë takime në dispozicion të trajnerit Shehi.

/Vipsport.al/