sex hikayeleri porno izle kartal escort

Toro i rikthehet akuzave ndaj Laçit: Nuk u treguan korrektë, në Shqipëri nuk janë profesionistë

Sebastian Toro bëri bujë në ikjen e tij nga Laçi në vitin 2019 për shkak të pretendimeve të tij për pagesa të munguara e më pas përgënjeshtimit të asaj deklarate. Mbrojtësi i kthehet sërish atyre pretendimeve dhe flet për mediet kilene, ku shprehet se në vendin tonë skuadrat nuk janë shumë profesioniste dhe te Laçi i kishin premtuar gjëra, që s’ia kishin plotësuar.

“Erdha keq nga Shqipëria, pasi kisha edhe një vit kontratë. Pagesat nuk i përmbushën, pasi atje klubet nuk është se janë shumë profesionale, si këtu, apo në vendet e tjera. Kishim edhe probleme me gjuhën atje. Familja ime nuk ishte e lumtur dhe përveç kësaj kishte gjëra që ata m’i premtuan dhe nuk i realizuan. Kështu që, gjërat u mblodhën dhe mora vendim të kthehesha”, tregon Toro.

Mbrojtësi nga Kili zhvilloi një sezon të plotë me skuadrën, ku president është Pashk Laska. Te kurbinasit ai zhvilloi 23 ndeshje, duke zhvilluar paraqitje relativisht pozitive. Aventura e tij në Superligë u shoqërua nga dëmtime të shpeshta, që sollën edhe largimin nga Laçi. Aktualisht 30-vjeçari aktivizohet në Kategorinë e Tretë në Kili me skuadrën e AC Colina. /vipsport.al/