sex hikayeleri porno izle kartal escort

Torasa: Të gjithë e nisim njëlloj, nuk do të jetë si para ndalesës. Më mirë pa tifozë se të mos luajmë

Agustin Torasa është mes atyre që pret me padurim të kthehet në fushën e lojës dhe të kërkojë të shijojë një titull kampion në Superiore në eksperiencën e tij të tretë në Shqipëri. Pasi e ndoqi atë me Partizanin dhe me Flamurtarin, ai duket se po i afrohet më në fund me Tiranën, në një vit të çuditshëm për shkak të pandemisë.

Torasa tregon në një intervistë për RTSH se tashmë ekipi kryesues i kampionatit po i kthehet pak nga pak ritmit të zakonshëm të stërvitjeve, edhe pse paralajmëron që tifozët të mos presin të shohin futbollin cilësor që kanë shfaqur bardheblutë para ndalesës, pasi duhet kohë që të kthehen të gjithë në formë.

“Rikthimi në stërivtje me një grup ka qenë i vështirë. E kemi nisur gradualisht se nuk mund të niset 100 përqind. Por e shoh ekipin që ditë pas dite po përgjigjet mirë. Mendoj se jemi të gjithë në të njëjtën situatë pasi ka qene pauzë e gjatë dhe mendoj se me rifillimin e kampionatit nuk do të jetë si para se të fillonte karantina. Shpresoj që me rifillimin çdo gjë të shkojë mirë dhe të mos kemi lojtarë të lënduar.

Ndeshja e parë? E dimë se çfarë skuadre ka Bylisi dhe mendoj se janë më të fortë në shtëpinë e tyre, herën e fundit që luajtëm aty kemi humbur dhe mendoj se do të jetë e vështirë. Por nëse do të mendojmë si të bëjmë lojën tonë do të jetë më e lehtë për ta fituar.

Mungesa e tifozëve? Cdo lojtari nuk i pëlqen të luajë pa tifozë, mendoj se një nga gjërat më të bukura të futbollit janë tifozët. Kjo është situatë e vështirë për të gjithë. Më mirë të luash pa tifozë sesa të mos luash aspak”, tha Torasa. /vipsport.al/