sex hikayeleri porno izle kartal escort

“Tirona Fanatics” inkurajon bardheblutë: Bashkë për titullin e 28-të, nuk na largon dot as pandemia

Më datë 3 qershor rikthehet të luhet faza e fundit e Kategorisë Superiore. Vendimi është për tu luajtur pa tifozë dhe skuadra më e dëmtuar prej këtij vendimi është padyshim Tirana. Bardheblutë po bëjnë një sezon shumë të mirë dhe janë pranë titullit kampion e ky fakt ka bërë që të mblidhen mijëra tifozë në stadium. Rekordin e arritën në derbin e fundit të fituar 5-1 nga bardheblutë, ku në “Air Albania” ishin mbi 19 mijë spektatorë.

Tani “Tirona Fanatics”, ashtu si asnjë tifozeri tjetër në vendin tonë nuk do të jetë e mundur të mbështesin skuadrën e tyre ne stadium. Në lidhje me këtë fakt një nga tifogrupet më të mëdhenj në vendin tonë kanë reaguar, duke i dhënë forcë ekipit të tyre për të shkuar në rrugën e duhur drejt titullit kampion. Ata shkruajnë se nuk do të jenë prezent në shkallët e stadiumit, por pandemia nuk do i mbajë larg ekipit të tyre të zemrës. Në ç’mënyrë do e arrijnë këtë? Mbetet të presim e të shohim, por disa indicie i kemi. “Ashtu siç rrinë yjet përreth Hënës”, shkruajnë ata. /vipsport.al/

POSTIMI I “TIRONA FANATICS”:

Tirona Modhe rikthehet te luaje pas pauzes 2 mujore, te merkuren ne Ballsh ne oren 17:00.

Ne baze te situates aktuale, per ne, do te jete e pamundur per ta mbeshtetur skuadren fizikisht, te organizuar, ne shkallet e stadiumit…

Pavaresisht kesaj, lojtaret duhet ta dine qe te gjithe syte dhe mendjet tona do te jene aty qe prej fershellimes se pare te merkuren, e deri ne fershellimen e fundit ne finalen e fundit te sezonit.

Luftoni dhe fitoni per Tironen Kampione, per endrren dhe dashnine tone me te madhe, per brezat e mrekullueshem kampion, e per traditen e madhe dhe te pakrahasueshme 100 Vjecare te Sport Klubit dhe Kryeqytetit me te bukur ne bote.

NUK KA PANDEMI E SITUATE QE DO TE NA MBAJE LARG TIRONES, NE DO TE JEMI GJITHMONE ATY, NE NJE MENYRE APO TJETREN PER TE MBESHTETUR ASHTU SIC NE DIME, NGJYRAT 27 HERE KAMPIONE…

TE GJITHE BASHKE PER TE 28-TIN!

ASHTU SIC RRIN YJET, YJET PERRETH HONES!