Tirana tregon lidhjen me tifozët: Mund të ndryshosh gruan dhe fenë por jo ekipin e zemrës!

Tirana në këtë sezon është rikthyer të bëjë Tiranën. Edhe pse gjysma e parë e kampionatit nuk ishte ndër më të mirat, me dorëzimin e skuadrës te Emanuel Egbo, situata ndryshoi për mirë. Bardheblutë fituan dy herë radhazi derbin ndaj Partizanit, si dhe treguan forcën me rivalët e drejtpërdrejt për kampionatin, Kukësin, dhe tashmë janë favoritët kryesorë për titullin duke udhëhequr Superioren me nëntë pikë avantazh ndaj ndjekësve.

Ndërkaq, në të gjithë këtë rrugëtim me ulje dhe ngritje të Tiranës, ata që nuk kanë munguar asnjëherë në apel kanë qenë tifozët kryeqytetas, të cilët nuk i kanë tradhëtuar ngjyrat dhe kanë mbushur gjithnjë shkallët e stadiumit duke i dhënë një shtysë të madhe skuadrës për të luftuar deri në fund.

Edhe në klub e dinë mirë se tifozët i kanë një aset të madh, ndaj se fundmi në faqen zyrtare të Tiranës në Instagram është lëshuar një mesazh i rëndësishëm se në jetë njeriu mund të ndryshojë gruan, partinë politike apo edhe fenë, por asnjëherë ekipin e zemrës. /VipSport.al/

more recommended stories