sex hikayeleri porno izle kartal escort

Tirana tregon forcën dhe dërgon sinjale të qarta, bardheblutë “çmontojnë” Tërbunin në miqësore

Tirana ditën e sotme ka zhvilluar miqësoren e dytë pas karantinës. Skuadra e Egbo po punon fort për të qenë sa më gati dhe për të vazhduar serinë e fitoreve, që iu ndërpre për shkak të ndalesës prej pandemisë. Skuadra e Egbo pasditen e sotme është përballur me Tërbunin e Pukës në kompleksin sportiv “Skënder Halili”.

Ndryshe nga miqësorja e kaluar ndaj Vorës, të cilën e fituan me vështrësi 3-2, skuadra e Egbo këtë herë e ka rritur nivelin dhe ka treguar forcën e saj ndaj skuadrës nga Kategoria e Parë. Djemtë e Egbo kanë arritur të triumfojnë me rezultatin tenistik 6-1, duke dhënë sinjale të qarta se Kukësi do e ketë të vështirë t’i ndërpresë udhën drejt titullit të 25-të kampion. Bardheblutë kanë mundur pastër dhe lehtë skuadrën e pukjane.

Ajo që bie në sy është forma e mirë e Ismael Dungës, i cili pjesën më të madhe të sezonit e ka kaluar i dëmtuar, por mund të rezultojë një lojtar shumë i rëndësishëm për sprintin final. Sulmuesi, i cili hyri në lojë në mesin e pjesës së dytë ishte autor i një dopietës së dytë radhazi, ndërkohë që edhe Halili arriti të shënojë dy gola. Numrin 6 e plotësuan Hoxhallari dhe Morina. /vipsport.al/

TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Muca, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngo.

Në pjesën e dytë: Bakaj, Kraja, Osmani, Sidibe, Ismajlgeci, Karabeci, Hasani, Stafa, Morina, Beshiraj, Dunga.

Ndeshje miqësore

Tirana-Terbuni 6-1

Shënues: Hoxhallari, Halili(2), Dunga(2), Morina