sex hikayeleri porno izle kartal escort

Tifozeri në kushtet e distancimit social, në Hungari sot u hapën tribunat e stadiumeve

Me sa duket ekziston mundësia që të ndjekësh ndeshje në kushtet e distancimit social për të eliminuar shpërndarjen e COVID-19. Shembullin e ka dhënë sot Hungaria, kur në ndeshjen mes Kaposvar dhe ZTE, ka hapur tribunat duke përdorur një protokoll shumë të veçantë.

Mbështetësit ishin në numër të kufizuar dhe ata duhej të uleshin të ndarë nga të paktën 2 ndenjëse mes tyre e të mos kishin asnjë person direkt para apo mbrapa. Kjo bëri që në tribunë të krijohej një mozaik me të vërtetë i veçantë, por që u dha mundësinë 500 mbështetësve që të ndiqnin sfidën e kampionatit mes këtyre dy skuadrave,

Për fatin e keq të tifozërisë vendase, ajo nuk kishte shumë për çfarë të gëzohej, pasi Kaposvar që mban vendin e fundit në klasifikim, u mund me shfirat 6-0 nga ekipi mik. Pritet që protokolli në fjalë të përdoret në vazhdimësi edhe në ndeshjet e tjera të kampionatit hungarez, duke mësuar tifozët me një normalitet të ri për sa kohë që virusi është ende në qarkullim. /vipsport.al/