sex hikayeleri porno izle kartal escort

Teuta merr formë, vjen mesfushori kosovar dhe futet në karantinë, të dielën mbërrin boshnjaku

Teuta duket se po e plotëson organikën, ndërsa në Durrës është edhe mesfushori Florent Avdyli, një nga pikat e forta të skuadrës durrsake. Avdyli ka mbërritur dje dhe ai është karantinuar menjëherë, ndërsa stafi durrsak është duke i qendruar pranë.

Ndërkohë që pritet, që ditën e dielë, siç edhe bëjnë me dije burime nga kampi durrsak, në Durrës të mbërrijë edhe Hrjliç, por edhe ky do të karantinohet, sipas rregullores së vënë për lojtarët që vijnë nga jashtë vendit në këtë periudhë pandemie.

Kështu që të dy lojtarët, që duhet që të qendrojnë të paktën dy javë në karantinë, e kanë humbur ndeshjen  e parë zyrtare, atë me skuadrën e Laçit në stadiumin e këtyre të fundit.

E.S./Vipsport.al/