sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Telashe për Laçin dhe Cungun, golashënuesi i Superiores rrezikon mbylljen e parakohshme të sezonit

Skuadra e Laçit ka nisur këto ditë përgatitjet për të qenë gati në rifillimin e kampionatit që është parashikuar më datë tre qershor. Mirëpo, situata nuk është e qetë për bardhezinjtë dhe trajnerin Armando Cungu, duke qenë se sulmuesi kryesor i kurbinasve, Kirian Nuabueze nuk ka mundur të stërvitet.

Ndërprerja e aktivitetit ka bërë të vetën dhe autori i 17 golavë në këtë kampionat ka ndjerë shqetësime nga një problem i vjetër që mund ta detyrojë edhe ta mbyllë sezonin. Kjo për shkak se stafi mjekësor i Laçit i druhet faktit se futbollistit nigerian me pasaportë amerikane duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Në këtë formë, pjesa e mbetur e sezonit nuk mund të ketë shpëtim dhe kurbinasit do të humbisnin një aset shumë të rëndësishëm për skuadrën që padyshim do të ndikonte në objektivat sezonalë të klubit . /VipSport.al/