sex hikayeleri porno izle kartal escort

Te Teuta e Besa një talent, Muriqi: Fenerbahçe vendos për mua, Superiorja si trampolinë

Një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato është edhe sulmuesi shtatlartë, Vedat Muriqi. Aktualisht, ai është pjesë e Fenerbahçes, por ka oferta edhe nga klube mjaft të njohura të Europës, duke filluar që nga Totenhemi, Napoli, Lacio apo edhe shumë të tjera që i kanë bërë këto muajt e fundit edhe oferta konkrete. Në një lidhje me “Fan Zone”, Muriqi ka folur për aventurën që ka pasur në Shqipëri, por edhe për të ardhmen. “Kjo ndalesë na penalizoi pasi ishim në një formë të mirë si skuadër, por edhe ana personale. Pandemia na ndihmoi që të rrinim me familjen time, por nuk mund të bëja dot punën time të preferuar që të luaja futboll. Sot bëmë teste fizike dhe kisha shtuar pak peshë, por besoj se brenda dy jave do të jem gati”.

E ardhmja

“Jam në një klub që është më i madhi në Turqi, siç edhe dihet, që çdo klub ka probleme financiare. Për këto transferime nuk flas unë sepse kam kontratë 3-vjeçare. Nëse klubi më thotë që do të shesim, atëherë largohem, nëse jo unë qendroj këtu pasi jam lojtar dhe tifoz i kësaj skuadre. E vendos klubi të ardhmen time, nëse jo qendroj këtu dhe do të bëj maksimumin deri në përfundim të kontratës”.

Mesazhi për të rinjtë

“Ndihem krenar që kam arritur këtu pasi kam sakfrifikuar shumë. Duhet vetëm punë dhe zoti nuk ia humb djersën”.

Superiorja

“Kur kam qenë te Teuta dhe Besa kam qenë 18 vjeç. Kulmin e karrierës e kam arritur këto dy vitet e fundit. Asnjë klub nuk e largon lojtarin që luan. Nuk kam qenë aq i mirë në ato momente, por kam punuar shumë. Ka pasur shumë dallime mes Kosovës dhe Shqipërisë e tani mendoj se jemi të barabartë. Nuk kam pasur fat në atë kohë pasi mundësi më është dhënë”.

Rifillimi

“Është marrë vendimi që futbolli të luhet në 12 qershor, por nesër do të merret vendimi final. Mendoj se me atë që flitet mund të shtyhet edhe për një javë më shumë”.

Kosova

Në mbyllje, Vedat Muriqi flet për Kosovën dhe ndeshjen me Maqedoninë e Verit dhe synimin që ka me fanelnë e Kombëtares blu. “Të gjithë lojtarët duan të arrijnë në Europian dhe shembull për ne është Shqipëria. Kjo pandemia na ndaloi pak, por mendoj se kemi një grup të frikshëm dhe të mirë. Mendoj se do të fitojmë ndeshjen me Maqedoninë e më pas do të kemi ndeshjen e jetës. Të gjithë shqiptarët do të na mbështesin për të arritur në Europian”.

E.S./Vipsport.al/