Të dënuar ta nisin nga Kategoria e Dytë sezonin e ri, klubi shqiptar nis të hënën përgatitjet

Klubi i Shkumbinit mori një goditje të rëndë në këtë sezon teksa u dënua duke u zbritur një Kategori më poshtë për sezonin e ardhshëm, pas dhunës që u ushtrua ndaj arbitrit në ndeshjen me Dinamon.

Kështu, peqinasit sezonin e ri do jenë të detyruar të bëhen pjesë e Kategorisë së Dytë dhe në këtë formë ata kanë lajmëruar se të hënën do të nisin nga puna.

Duke qenë se tashmë është zyrtarizuar vendimi se prej ditës së hënë do të lejohen stërvitjet, klubi peqinas nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka lajmëruar sportistët dhe ata që duan të jenë pjesë e ekipit për nisjen e fazës përgatitore. /VipSport.al/