sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tare “parakalon” Interin për Kumbullën, flitet për marrëveshje me talentin

Marash Kumbulla është lojtari për të cilin klubet e Serie A po luftojnë prej muajsh për ta bindur ta kenë në gjirin e tyre. Interi, Lacio, Napoli e Fiorentina janë në kërkim të tij dhe po punojnë çdo ditë për të arritr te ylli i kombëtares sonë. Zikaltërit fliteshin të ishin në avantash deri para pak javësh, por duket se Igli Tare ka aktivizuar gjithë potencialin e tij dhe po vrapon me hapa më të mëdhenj.

Lacio sezonin e ardhshëm pritet të luajë në Champions League dhe i duhet të ndërtojë një ekip të denjë për atë kompeticion. Djaloshi nga Malësia e Madhe është në listën e atyre, që do rrisnin e cilësinë te bardhekaltërit dhe presidenti Lotito e di mirë këtë. Ai është gati të vendosë në dispozicion fondet e duhura dhe për të arritur marrëveshjen me Veronën.

Mediet italiane së fundmi zbulojnë se klubi kryeqytetas ka arritur të gjejë një dakordësi paraprake me përfaqësuesit e lojtarit. Kumbulla duket se ka vendosur të kalojë te skuadra, që e do më shumë dhe për momentin Lacio po tregon dashuri pa kushte. Mbetet të shihet përgjigja e Interit, me CEO-n Marota, që po punon edhe në fronte të tjerë. /vipsport.al/