sex hikayeleri porno izle kartal escort

Tare në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, në listë edhe ylli i kombëtares së Kosovës

Lacio e këtij sezoni është një skuadër, që nuk ka nevojë për shumë rregullime, por ikja e pashmangshme e disa prej më të spikaturve të këtij sezoni pritet të hapë boshllëqe dhe Tare do të vihet në aksion për t’i mbushur. Një largim thuajse i sigurt është ai i Adam Marusiç drejt gjigantëve francezë të PSG.

Ikja e mundshme e malazezit ka shtyrë drejtorin Tare të hartojë një listë me disa lojtarë, që mund të vijnë te bardhekaltrit gjatë merkatos së ardhshme. Në listë janë tre emra, por ai që bie më shumë në sy për tifozët shqiptarë është Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës po bën shumë mirë në Belgjikë te Standard Liezh, ku erdhi merkaton e verës së shkuar nga Muskron për 1.2 milionë euro.

Aventura e 25-vjeçarit në Belgjikë pritet t’i vijë fundi. Një sërë klubesh, kryesisht nga Serie A janë vënë në kërkim të tij. Lacio e ka në listë bashkë me Mazrauin e Ajaksit dhe Davide Faraonin e Veronës. Vlera e transferimit të Vojvodës arrin shifrën e 7 milionë eurove, duke e bërë shqiptarin më të arritshmin mes kësaj tresheje. /vipsport.al/