sex hikayeleri porno izle kartal escort

Tani është më i miri në botë, Van Dajk 20 vjeç shkroi testamentin se mendoi se po vdiste

Virxhil Van Dajk tani cilësohet si mbrojtësi më i mirë në botë, por karriera e tij mund të merrte një kthesë krejtësisht të ndryshme në moshën 20-vjeçare kur përveç karrierës futbollistike, rrezikoi seriozisht jetën. Ai kaloi një situatë të rëndë shëndetësore kur ishte 20 vjeç dhe pjesë e Groningen, klubi që i dha mundësinë të debutonte si profesionist në Holandë.

Ai u sëmur dhe situata e tij shëndetësore nuk u bë e qartë derisa e ëma e vizitoi në Groningen dhe atje pas testeve u mësua se kishte dëmtim në apendiks dhe duhej të bënte një operacion emergjence. Apendiciti i kishte sjellë edhe infektim në veshkë dhe ai u shtrua në gjendje të rëndë. Në një situatë të tillë, Van Dajk kujton se edhe kishte shkruar testamentin.

“Më kujtohet ende vetja i shtrirë në shtrat. E vetmja gjë që mund të shihja ishin tuba që dilnin jashtë trupit tim, trupi im ishte në gjendje të keqe dhe nuk mund të bëja asgjë. Në momente të tilla, skenari më i keq të shkon vërdallë në mendje. Jeta ime ishte në rrezik. Mamaja ime dhe unë iu lutëm Zotit dhe diskutuam skenarë të mundshëm. Në një moment, unë duhej të firmosja disa dokumente, ishte një lloj testamenti, nëse do të vdisja, pjesë e parave të mia do t’i shkonte mamasë. Sugurisht, askush nuk dëshironte të fliste rreth kësaj gjëje, por duhej ta bënim, mund të përfundonte gjithçka”, tregoi vetë Van Dajk. /vipsport.al/