sex hikayeleri porno izle kartal escort

Talentit shqiptar i japin besim në Angli, Dobra firmos kontratën e re

Ka qenë një ditë e lumtur kjo e sotmja për Armando Dobrën. Talenti shqiptar ka firmosur kontratën e re, teksa ka firmosur edhe për tre vite të tjera me opsion rinovimi edhe për një tjetër me klubin e Ipsuiç.

Kështu, Dobra duket se ia ka dalë të bindë drejtuesit e klubit teksa në këtë sezon ka bërë tre paraqitje për ekipin e parë ndërsa në ekipin e të rinjve ka grumbulluar shtatë ndeshje. Në këtë formë, Ipsuiç “heq qafe” edhe konkurrencën për mesfushorin shqiptar me tipare ofensive duke qenë se për të ka pasur interesim nga skuadra e Brajton.  

Pritshmëritë për Dobrën janë të mëdha dhe në këtë formë klubi i Ipsiuç kërkon ta shtrëngojë fort talentin e saj 19-vjeçar dhe t’i japë mundësi të rritet duke e pasur në gjirin e saj./VipSport.al/

kaçak iddaa