sex hikayeleri porno izle kartal escort

Talenti Liço: Titullarët e Lacios më thërrasin “Kastijeho”, pres të rinovoj kontratën

Dean Liço ka udhëtuar në disa akademi, duke ndërruar disa skuadra, por duket se te Lacio ka gjetur veten dhe dëshiron të lërë gjurmë në klubin, ku drejton një vlonjat, Igli Tare. Këtë merkato dimri 19-vjeçari falë Tares arriti të sigurojë një provë te Lacio, të cilën e fitoi dhe mundi të behët pjesë e ekipit të të rinjve. Në një lidhje direkte me “Super Sport” në emisionin “Fan Zone”, talenti nga Korça tregon situatën prej pandemisë dhe eksperiencën disa mujore te Lacio.

LACIO– Është një moment disi më i mirë për të gjithë. Kjo periudhë ka qenë e vështirë. Të gjithë lojtarët janë më të lumtur. Për momentin jam te Tropikali. Komunikoj me lojtarët, është një gjendje shumë e mirë, shpresoj të nisë kampionati. Drejtori i Lacios, Tare, më ofroi një provë tek ekipi i Lacios dhe arrita ta fitoj, duke u bërë pjesë e tyre. Mami e ndjek shumë futbollin. Babi është profesionist dhe ka vite që merret me futboll. Kam vetëm dokumenta, nuk kam arritur të marr pasaportë greke ende. Me pasaportën shqiptare është e vështirë të jesh pjesë e disa ligave.

PREMTIMI DHE “SOZIA”– Shpresoj që këtë vit të rinovoj kontratën dhe të më jepet mundësia që të luaj sa më shpejt. Do jap maksimumin dhe iu premtoj që do të bëj një kampionat shumë të mirë këtë vit. Nuk kam një tip tamam të lojtarit tim, më pëlqejnë disa. I pari është Mesi që mendoj se është lojtari më i mirë në botë. Më ka pëlqyer Iniesta. Ma kanë thënë të gjithë që ngjaj me Kastijehon. Kur kam qenë pjesë e ekipit të parë të Lacios, futbollistët lacialë, Korrea, Patrik dhe Luis Alberto më kanë thënë që ngjaj me Kastijehon.

STËRVITJE TE SKËNDERBEU– Urdhrat nga babi i kam marrë gjithë jetën time. E kam pasur trajner edhe me 17-vjeçarët e Skënderbeut. Në fushë nuk ka baba, edhe unë jam si lojtarët e tjerë. Më kritikon më shumë se lojtarët e tjerë. Akoma jam në pritje për rikthimin. Menaxherët janë duke folur për rinovimin e kontratës. Shpresoj që të më japin një lajm të mirë sa më shpejt.

TOMAS STRAKOSHA– Jam takuar vetëm 1 herë në dhomat e stërvitjes. Më ka përshëndetur dhe e kam përshëndetur. Asgjë më tepër. /vipsport.al/