Talenti Fati kalon nga rekordet në Champions te ndihmësi i Manajt, në lojë janë 10 milionë euro

Ansu Fati ka mahnitur të gjithë në sezonin 2019-2020, duke treguar se është një prej atyre që duket se e kanë rrugën e shtruar për të qenë yje në futbollin botëror. Sulmuesi ka shkëlqyer me Barcelonën duke regjistruar rekorde të njëpasnjëshme me katalanasit në kamapionat dhe në Ligën e Kampioneve.

E megjithatë, në fundin e këtij seozni, kur të rifillojë, detyra e tij parësore nuk do të jetë të ndihmojë ekipin e parë në La Liga dhe mundësisht për të fituar Ligën e Kampioneve. Në klub kanë vendosur që Fati, edhe pse stërvitet me ekipin e parë, do t’i bashkojhet për të luajtur Barcelonës B. Meqë në ekipin e parë ai do të ishte kryesisht zëvendësues duke llogaritur se janë kthyer titullarët e dëmtuar, është menduar që kontributi i tij ishte më i nevojshëm në ekipin e filialit që synon të ngjitet nëpërmjet play-off në La Liga 2.

Atje Fati do të jetë partner sulmi i Rei Manajt, i cili ashtu si talenti është afruar për të ndihmuar skuadrën të bëjë hapin cilësor e të ngjitet në një kategori më lart. Nëse e sigurojnë, do të çojnë në arkat e klubit 10 milionë euro nga e drejta televizve, si dhe do të kenë siguruar një shikueshmëri më të madhe për të gjithë lojtarët e tjerë të akademisë të Barcelonës pasi kategoria e dytë spanjolle ka shumë më tepër publik dhe konkurrenca është gjithashtu më e madhe. /vipsport.al/