Superiorja bëhet gati për start/ Teuta zbret në fushë, nis përgatitja me objektiv Laçin

Kampionati shqiptar shpreson që të marrë miratimin nga organet kompetente për të zbritur në fushë më datë tre qershor. Ndërkohë, klubet sot kanë mundësinë për të rinisur stërvitjet, pikërisht me objektivin për të rifilluar më datë tre qershor ndeshjet.

Kështu, ka vepruar edhe klubi i Teutës që më anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale shprehet se më në fund pritja mbaroi dhe se tashmë ekipi është i fokusuar te ndeshja e parë pas rikthimit, atë ndaj Laçit.

Ndërkohë, durrsakët theksojnë se grupi është në një gjendje optimal. Sakaq, “Djemtë e Detit”, aktualisht renditen në vendin e pestë të kampionatit, me objektivin për t’u kualifikuar në Kupat e Europës. /VipSport.al/

more recommended stories