Sulmuesi i Juventus nis bisedimet me klubin amerikan, kërkon të bashkohet me vëllain Zv/trajner

Gonzalo Higuain është me shumë mundësi duke përjetuar vitin e fundit në Torino. Argjentinasi e ka të qartë se në sezonin e ardhshëm do ta ketë të vështirë të sigurojë një rol protagonist në ekipin bardhezi, ndaj ka nisur të mendojë edhe për të ardhmen.

Nga Amerika janë të sigurt se sulmuesi dhe agjenti i tij kanë nisur të bisedojnë me klubin e DC Junajtid. Higuain është përfolur shpeshherë për një transferim në SHBA, ashtu siç shumë yje bëjnë në perëndim të karrierës. Por, këtë herë mund të ketë diçka më konkrete duke qenë se me DC Junajtin, Higuain e lidh edhe një familjar.

Bëhet fjalë për vëllain e tij, Federiko, i cili prej muajit mars ka marrë rolin e zëvendëstrajnerit të klubit amerikan. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse ky fakt i rëndësishëm do të ndikojë në përzgjedhjen e Higuain. /VipSport.al/