sex hikayeleri porno izle kartal escort

Suedia merr vendimin mbi rifillimin e futbollit, ja kur zbret në fushë Asani

Ashtu si në pjesën më të madhe të Europës, edhe Suedia ka hedhur hapa konkretë mbi rifillimin e futbollit pas ndërprerjes së këtij të fundit për shkak të koronavirusit. Kështu, ditën e sotme është vendosur që kampionati të rinisë më datë 14 qershor, sigurisht pa tifozë në shkallët e stadiumeve dhe duke zbatuar me përpikmëri të gjithë masat për të shmangur një përhapje të COVID-19.

Sakaq, pjesë e kampionatit suedez është edhe Jasir Asani. Sulmuesi është i transferuar me formulën e huazimit nga Partizani te skuadra e AIK Stokolm.

Fati nuk ka qenë në anën e lojtarit shqiptar i cili deri më tani nuk ka pasur mundësi të tregoj aftësitë e tij te klubi suedez si pasojë e ndërprerjes së futbollit, ndërsa mbetet e paqartë e ardhmja e tij duke qenë se kontrata për huazimin e tij skadon më datë 30 maj. Pritet që në vazhdimësi të ketë të reja, ndërsa klubet mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për shtyrjen e kësaj marrëveshje, e cila penalizon Asanin për të pasur shansin e artë në karrierë. /VipSport.al/